“Nuk dua të shprehem për disa gjëra”/ Vllaznia eleminohet nga Kupa, shpërthen Sedloski: Futbollistët flasin në dhomat e zhveshjes…

Vllaznia u eliminua nga Kupa e Shqipërisë duke u mundur nga Egnatia. Trajneri Goce Sedloski u shpreh i mërzitur pas ndeshjes, por duke pranuar se skuadra e Egnatias nuk ishte më e mirë.

“Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte. Por nga ana tjetër nuk dua të flas për disa gjëra që djemtë flasin në dhomat e zhveshjes. Kundërshtari nuk ishte më i mirë dhe penalltinë e anuluar nuk e di. Gjithsesi ata shkuan në finale dhe ne do të shohim ndeshjet që kanë mbetur.

Në 10-15 minutat e fundit duhen zëvendësime dhe nuk kemi kohë të flasim për kondicionin fizik pasi kemi ndeshje çdo 3 ditë. Kur ke kaq dëmtime duhet ndërruar edhe formacioni. Diçka nuk shkon. Pësojmë gol në të 90-ën. Çfarë të them tjetër

Momenti i gabuar te Vllaznia? Jo aspak. Është mes nesh në dhomat e zhveshjes. Jo diçka e tmerrshme por kemi parë në fushë. Në çdo dy luftim ka pasur faull. Nuk po kërkoj alibi. Do të shohim veten që të mos pësojmë gol në minutën e 90”, u shpreh Sedloski për “Oversoprt.

Related posts

Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

“Luajtëm shumë ngadalë”/ Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës: Ndeshje e barabartë

“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit