“Nuk do të ishte mirë për askënd”/ Ish-ambasadori Arvizu flet për herë të parë për rikthimin e Berishës në politikë

“Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive”.

Kështu u shpreh ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu në një intervistë për Euronews Albania.

Ish-diplomati deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë.

Sipas tij, nëse kryedemokrati, Sali Berisha do të zgjidhet si një alternativë, kjo është diçka që e vendosin qytetarët shqiptarë dhe jo ndërkombëtarët.

“Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje. Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin.

Ajo që duhet të kemi, është një opozitë e fortë, ky është problemi. Është diçka të kritikosh qeverinë për disa gjëra, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe një alternativë e pranuar për shqiptarët. Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd.”, theksoi ai.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA