Që Mevlani dhe Arjan Konomi janë miq të mirë këtë e kanë vërtetuar prej kohësh, por kujt ia merrte mendja që Arjan Konomi do të dilte si figurant në një videoklip kënge?
Epo do ta bëjë! Opinionisti do shfaqet në projektin e ri muzikor të Mevlanit që do jetë po ashtu në bashkëpunim me Mandi Nishtullën.
Ishte Mevlani ai që e dha lajmin në “Shqipëria Live, por i pyetur sa e ka paguar ai tha:
“Arjanin e mbajmë me dreka e darka. Se bëj shaka, ishte thjesht miqësore.”
Në intervistën për “Shqipëria Live”, tregoi se projekti i fundit i ka kushtuar 5 mijë euro. Ndërsa për pjesëmarrjen në programin e dashurisë, Mevlani tregoi raste kur e ndalojnë gra në rrugë pasi duket se e duan si dhëndër për vajzat e tyre.
Mevlani tha:
“Më thonë pse rri në atë emision kur ke jashtë edhe më të mira. Në këtë rast ke vajzën time që studion në Gjermani. Është diçka që nuk ke si t’i përgjigjesh. I them faleminderit për vlerësimin, por tani duhet ta njohësh një njeri ose t’i besosh.”