“Nuk do shkoj nesër në shkollë”, batuta mes 16-vjeçarit të Teutës dhe gazetarit: I kam marrë leje mësueses

Teuta fitoi në shtëpi përballë skuadrës së Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”, bregdetarët triumfuan me rezultatin minimal 1-0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli autogori i golit, futbollisti 16-vjeçar i Teutës, Ergis Arifi.

“Jam shumë i lumtur që i dhashë 3 pikët ekipit tim dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin. Janë ndjerë pak keq që ika nga Sukthi dhe erdha tek Teuta. Stërvitjen e vendos para shkollës. Me notat jam mirë, marr shtata dhe teta.

Longo më pëlqeu në stërvitjen pasi më ka parë. Shokët e ekipit më komplimentuan për golin. Këtë gol ia dedikoj familjes, por në veçanti babit tim. Idhulli im është Nedim Bajrami, pëlqej gjuajtjet, teknikën dhe shpejtësinë e tij. Nga jashtë është Kevin de Bruyne.

I kam marrë leje mësueses. Sot e lashë shkollën, nuk do të shkoj as nesër (qesh)”, tha futbollisti i skuadrës së Teutës.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime