NUK DO E BESONI!!! Sukses edhe në nivel botëror, kënga e re e Luizit thyen rekorde në Youtube (FOTO)

Pas fitores së edicionit të dytë të “BBVIP”, Luiz Ejlli është totalisht i fokusuar te karriera e tij në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re “Përjetësisht”, e cila menjëherë ka grumbulluar miliona klikime, ku, respektivisht brenda 24 orëve numëron pothuajse 2 milion. Por, me sa duket, kënga po arrin rekorde përtej Shqipërisë, e po konkurron me hitet botërore.

“Përjetësisht” renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara e të klikuara të momentit. Kënga solo e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit