Nuk do e besoni, Noizy befason Luizin me një super lajm teksa po performonin në skenë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, këngëtari Luiz Ejlli mbajti koncertin e parë dhe të shumë pritur nga fansat e tij pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2. Në krah të tij performoi edhe reperi i famshëm shqiptar, Noizy, i cili gjithashtu ishte i ftuar në të njëjtën diskotekë.

E teksa dhuruan atmosferë për publikun, dyshja njëherësh paralajmëruar para turmës së fansave edhe një bashkëpunim. Fillimisht Noizy tha se është plan një këngë, pastaj dy dhe më pas pyeti publikun: “Po sikur të bëjmë një album?”.

Mes ovacioneve të shumta, ai tha se përtej shakave, Luiz sapo të marrë veten do ta fusë në studio dhe nuk do ta lejojë që të dalë për një muaj prej aty. Kështu, reperi la të kuptohet se fituesi i Big Brother VIP Albania 2 mund t’i bashkohet label-it OTR së shpejti. 

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….