“Nuk dilja në qendër kur na rrihte Tirana”, Gega kujton kohën kur ishte futbollist: Të kapte fatorino, këpucari e të bënin gjyqin (video)

Skënder Gega ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij pasi u shkëput nga profesioni i trajnerit. Ish-trajneri i Partizanit ka nisur një projekt të ri, më sakt një “Podcast”.

Episodi i parë i këtij projekti të quajtur “Soccer Talk Podcast” është publikuar, teksa gjatë bisedës që Gega kishte me të ftuarit Neptun Bajko dhe Ledjo Pano, merr vëmendjen një frazë e thënë nga ish-trajneri kampion.

“Unë nuk kam dalur kurrë kur jemi rrahur. Ta them me sinqeritet. Na ka rrahur Tirana, s’bëhej fjalë të dilja në qendër.Ta bënte gjyqin, fatorino, këpucari, shitësi…”, ka thënë Skënder Gega.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)