“Nuk bëri asnjë gabim në mbrojtje”/ Ja si vlerësohet Hysaj pas fitores së Napolit në transfertë

Napoli mposhti Parmën në transfertë ditën e sotme, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë për këtë sezon në Serinë A.

Vetëm Elsedi Hysaj luajti, nga të 4-t shqiptarët që ishin pjesë e dy skuadrave ditën e sotme (Rrahmani, Dermaku dhe Redi Kasa).

Pikërisht mbrojtësi shkodran është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercatoweb”, teksa në vlerësimin për të shkruhet: “Në krahasim me Di Lorencon, shtyn më pak në sulm. Diçka e keqe kjo për Insinjen që e gjen veten gjithmonë përballë dy kundërshtarëve. Në mbrojtje Hysaj nuk bën asnjë gabim, tregohet i kujdesshëm dhe i saktë.”

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)