KATEGORIA E PARË/ Katër javë nga fundi i kampionatit, klubi shkarkon trajnerin pas humbjes

Novi

Ndryshime në Gjirokastër, ku situata nuk është aspak e mirë. Pas humbjes në shtëpi me Besën, me rezultatin 2-3, drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bledar Devolli.

Trajneri i ri i Luftëtarit është zgjedhur Neritan Novi, një tjetër ish-futbollist gjirokastrit. Objektivi i mbijetesës në Kategorinë e Parë është shumë i vështirë për skuadrën jugore, që mban vendin e fundit aktualisht, me 22 pikë dhe me rivalët të larguar tashmë në 3 dhe 4 pikë.

Novi do të debutojë në stolin gjirokastrit në fundjavë, në transfertën me Ilirinë. Ai ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë në një moment delikat.

Bledar Devolli e mori drejtimin e Luftëtarit gjatë sezonit, duke zëvendësuar vlonjatin Besmir Shabani. Megjithatë, ai nuk ia doli ta nxirrte skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes.

LEXO ME SHUME:Partizani pa “busull”, ndeshjet e fundit shqetësojnë mbrojtjen (STATISTIKAT)

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

1 comment

Dhomat e zhveshjes në flakë, ish-lojtari i Tiranës shmang konfliktin 08/04/2026 - 18:22
[…] LEXO ME SHUME:KATEGORIA E PARË/ Katër javë nga fundi i kampionatit, klubi shkarkon trajnerin pas humbjes […]

Comments are closed

Add Comment