“Nona Tirona”/ Ndahet nga jeta zonja shekullore Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e ish-presidentit të parë të klubit bardheblu

U nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102 vjeçare Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stërmasi.

E njohur si “Zonja Tirana”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tironase. Gjithmonë e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me të madhin Selman Stërmasi gjatë gjithë këtyre viteve.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14 vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall. Ai ishte në kulmin e tij. Ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë. Mbas një fejese të gjatë 3 vjeçare ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-të. Dasma e Selmanit me Nezihatin pa mëdyshje është nga të parat dasma që është filmuar me video në Shqipëri.

Paja e Nezihatit ishte porositur e gjitha për merak në Vjenë tek i vëllai Maliq Petrela, i cili studionte atje asokohe. Viti 1940 Nezihati 20 vjeçare u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, të qeta, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si trajner dhe i kishte dhuruar futbollit italianë mjeshtra si Lushta e Kryeziu.

Jetoi një jetë sa të bukur, aq të përvuajtur, por gjithmonë rrethuar me dashuri nga të gjithë. Zonja shekullore e Tiranës mbylli sytë sot natyrialisht, pasi jetoi gjatë e mjaftueshëm për të parë edhe nderimin që i bënë bashkëshortit të saj pas vdekjes.

Për të gjithë ata që duan ti bëjnë nderimet e fundit, varrimi do të bëhet nesër në 2 prill nga rezidenca “Alba” në orën 12.00.

Related posts

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…

“Ilir Daja ka qenë trajneri im”/ Edlir Tetova kërkon vetëm diçka nga Egnatia: Ta mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave