“Ta mbyllim kualifikimin në shtëpi”, trajneri i Nomme Kalju sfidon Partizanin: Kam mundur Crvena Zvezdën

Nomme Kalju

Nomme Kalju është skuadra estoneze që Partizani do të përballet në turin e parë të Conference League. Trajneri Nikita Andrejev ka folur pas shortit duke e konsideruar të fortë ekipin e Partizanit.

“Emocionet janë të qeta, sepse në mëngjes morëm vesh se cilët janë kundërshtarët e mundshëm – të gjithë ishin shumë të fortë. Mendoj se Partizani nuk është një opsion i keq, pasi sezoni i tyre ka përfunduar në maj dhe fillon në gusht, por i yni është në vazhdim. Kjo na jep një lloj avantazhi”, tha Andrejev duke folur për Soccernet.ee.

Për Partizanin ai shtoi: “Sigurisht që është një kundërshtar i fortë, siç janë të gjitha skuadrat. Ne presim futboll konkurrues. Mendoj se janë plotësisht brenda mundësive tona. Kështu që mund të jemi të kënaqur me shortin. Në Shqipëri, për shkak të nxehtësisë, kushtet atmosferike mund të jenë të vështira, por për këtë arsye do të përpiqemi të bëjmë gjithçka në shtëpi që ndeshja jashtë të jetë shumë më e lehtë.”

Nomme Kalju Kalju do të presë ndeshjen e raundit të parë në shtëpi në stadiumin Kadrioru, ku klubi dhe Andrejev si lojtar kanë përjetuar disa lloje të suksesit evropian gjatë viteve.  Në “Kadriorg” mbretëron një atmosferë shumë e mirë. Si lojtar, aty kam mundur ndër të tjerë edhe Crvena Zvezdën, kemi luajtur mirë edhe ndaj klubeve të Ballkanit. Mendoj se “Kadriorg”  do të na sjellë dobi dhe shpresoj që tifozët të mbushin të gjithë stadiumin”, tha Andrejev.

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League