“Njerëzit na quajnë budallaqe sepse jemi bionde seksi”/ Influencueset: Ne jemi shumë të… (FOTO)

Të gjithë i dinë pseudonimet për personat që kanë flokë biondë, e sigurisht që është një gjykim i padrejtë që u bëjnë sidomos vajzave.

Disa modele, influencuese dhe blogere kanë vendosur që të tregojnë se si i quajnë njerëzit vetëm se janë bionde dhe seksi. Por ato shtojnë se në fakt nuk janë budallaqe, por shumë të zgjuara.

Alice Connors

Ajo nuk është thjesht një fytyrë e bukur – ajo ka një sërë kualifikimesh. 26-vjeçarja londineze di dy gjuhë të huaja dhe gjithashtu ka studiuar për biznes, juridik dhe psikologji.

Puna e saj e parë ishte në biznes dhe bukuroshja e lindur në Bristol është gjithashtu një psikologe e kualifikuar dhe ekzekutive ligjore.

Por ajo është mjaft e zemëruar që njerëzit e gjykojnë për pamjen e saj dhe supozojnë se ajo është e trashë.

“Është frustruese dhe ndodh gjatë gjithë kohës. Mund të vihesh lehtësisht në shënjestër me një furçë dhe njerëzit mendojnë se nuk je ajo që je… Unë modeloj dhe bëj shfaqje, por nuk mund t’i ndalja kurrë studimet”, ka thënë ajo.

Giulie

Juristja e re Giulie shpesh krahasohet me personazhin Elle Woods nga filmi Legally Blonde – pasi ajo shpesh nënvlerësohet për shkak të pamjes së saj.

25-vjeçarja nga Gjermania, përveçse juriste, ka edhe me shumë disiplina në të njëjtën kohë. Ajo është një modele fitnese dhe influencuese në “Instagram”,

“Më krahasojnë shumë shpesh me Elle Woods dhe më pëlqen shumë. Më pëlqen ideja që njerëzit më nënvlerësojnë për shkak të pamjes sime dhe doja t’u tregoja atyre se mund të jem e arsimuar dhe e bukur, të gjitha në një… Unë mund të jetoj nga Instagrami im dhe puna ime në mediat sociale, por është vërtet e rëndësishme për mua të rritem dhe të kem arsimin më të mirë që mund të kesh”, ka thënë ajo.

Isabella James

Shumë njerëz thonë se nuk duhet ta gjykoni një libër nga kopertina e tij – dhe modelja e “OnlyFans”, Isabella James, padyshim pajtohet me këtë. Njerëzit mendojnë se ajo është ‘budallaqe’ vetëm se është bionde dhe ka gjoks të madh.

“Njerëzit mendojnë se duhet të jem memece për shkak se jam bionde dhe përdor burrat për paratë e tyre. Unë i bëj paratë e mia vetë dhe jam shumë e bekuar”, ka thënë 28-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jodie Weston

Ajo është mësuar me njerëzit që e paragjykojnë. Ajo u bë e njohur në një reality show të quajtur “Rich Kids Go Skint” dhe që atëherë është bërë një influencuese dhe DJ.

29-vjeçarja ka që nga viti 2017 që lyen flokët platin e që atëherë njerëzit kanë nisur të bëjnë supozime për të.

“Mendoj se femrat gjykohen më shumë si bionde, pasi vajzat janë armiqtë e tyre më të këqij. Kur jam bionde, vajzat më gjykojnë dhe mendojnë se jam budallaqe”, ka thënë ajo.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)