“Njerëzit do të fillojnë të vrasin njëri-tjetrin për ushqim”/ Paralajmërimi i rëndë nga Gaza

Gaza po përjeton përveç luftës, krizë të madhe humanitare. Teksa avionët izraelitë goditën më shumë se 400 objekte në 24 orët e fundit, ushtria izraelite thotë se po synon infrastrukturën e Hamasit.

Emad Abuaassi, një palestinez i cili u shpërngul në Gaza nga Blackpool në MB pak më pak se një vit më parë, thotë se ai ka jetuar me më shumë se 50 anëtarë të familjes së tij në banesën e vëllait të tij në Khan Younis. Ai është me gruan e tij, Stephanie, dhe katër fëmijët e tyre. Sot në mëngjes ai mundi të gjente makarona, por jo bukë.

Në një shënim zanor për BBC, ai thotë: “Unë mendoj se në dy, tre ditët e ardhshme njerëzit do të fillojnë të vrasin njëri-tjetrin për pak ushqim këtu. Shkoni të blini pak bukë, do të shihni njerëz që godasin njëri-tjetrin vetëm për hir të një thesi me bukë”.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën