“Njerëzimi do goditet nga një virus më i fortë se Covid-19, do jetë apokaliptik”, paralajmërimi i shkencëtarit

Shkencëtari nga Amerika, Michael Greger, ka bërë një deklaratë që ka shokuar jo pak njerëz. Sipas tij, njerëzimi do të goditet nga një virus tjetër më i fortë. Shkencëtari ka thënë se kësaj rradhe, virusi do të vijë nga shpendët dhe nënvizon në librin e tij të ri “Si t’i mbijetojmë një pandemie” se virusi i ri do jetë apokaliptik dhe 100 herë më i fortë se koronavirusi.

Sipas Greger, bartësi i ri i virusit agresiv të tipit H5N1 është një shpend, mishi i të cilit konsumohet gjerësisht nga popullata. Ai ka thënë se trupi i njeriut po bëhet gjithmonë më shumë i cënueshëm nga viruset për shkak të kushteve jo sterile të prodhimit dhe kimikateve që përdoren për rritjen e shpendëve. “Me pandemitë që përhapin në mënyrë eksplozive një virus nga njeriu tek njeriu, nuk ka asnjëherë pyetje nëse, por kur do ndodhin”, shkruan shkencëtari.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024