“Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks”/ Gazetarja reagon ashpër për sherrin e vajzave: Pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë…

Gazetarja Beti Njuma komenton një episod skandaloz që ka ndodhur në një emision dashurie mbrëmjen e së mërkurës, ku dy vajzat pjesë e panelit, u përfshin në sherr fizik gjatë debatit. Madje, njëra qëlloi tjetrën me shpullë në transmetim.

Njuma thotë se ngjarja është pasqyrë e realitetit të përditshëm dhe askush nuk ka përse të çuditet.

“Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askujt! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.

Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca linçohen e ca nderohen, e mandje edhe votohen”, shkruan gazetarja Beti Njuma.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…