Një i vdekur dhe 20 të plagosur/ Aksident i rëndë, makina përplaset me furgonin e punëtorëve (DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, teksa një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave vendase, një makinë është përplasur me një furgon, i cili po transportonte punëtorë rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 24 vjeçar, shofer i automjetit, teksa punëtorët që ndodheshin në furgon u plagosën.

Nga Spitali i Manastirit thonë se 20 perona janë paraqitur për ndihmë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025