Një tjetër shqiptare ngjitet në skenën e Eurovision-it, kush është artistja që do të jetë e ftuar speciale

Një tjetër këngëtare shqiptare do të performojë në skenën e “Eurovision”, si e ftuar speciale në natën e parë të këtij edicioni në datën 9 Maj. BBC ka shpallur listën e artistëve qe do të performojnë gjatë hapjes së Eurovisonit, ku pjesë është dhe artistja e njohur Rita Ora .

Ajo do të sjellë në skenën e madhe premierën e këngës re “Prasing You” dhe më pas do të perfomojë edhe disa nga këngët e saj. E ftuar e këtij spektakli do të jetë dhe Rebecca Ferguson e cila do të performojë në qytetin e saj të lindjes.

Shqipëria këtë Eurovision do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje” e cila ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisonit që do të mbahet më 11 maj. Ndërkohë finalja e madhe do të mbahet në datën 13 Maj.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën