Një tjetër mjek humb betejën me Covid-19/ Ja për kë bëhet fjalë

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për doktorin Bledi Nini, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 48-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur, miku  i tij njëherësh edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thotë se marrja e këtij lajmi nuk ishte i thjeshtë.

Leli i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi virusi nuk është lojë mediatike.

“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.

Nini ishte mjek ORL-je prane spitalit Nene Tereza.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024