“Një tjetër çudi!” drejtori i Flamurtarit Alfred Ferko ironizon FSHF-në me ndryshimin e stadiumit: Në atë impiant stërvitet Korabi

Flamurtari me mision të qartë në rrugën drejt Kategorisë Superiore. Ekipi vlonjat do të përballet me Korabin, në një ndeshje ku nuk ka favoritë, megjithatë ekipi vlonjat mes shumë investimesh në merkato e duke ulur në stol Diego Longon, objektivi mbetet fitorja. Drejtori i klubit vlonjat, Alfred Ferko ka folur në lidhje me këtë duel, ku sipas tij nuk ka rrugë tjetër vec fitores.

“Kemi arritur me meritë këtu,dikush na pengoi drejt rrugës, kemi edhe ne fajet tona. Jemi përgatitur ndaj Korabit dhe pavarësisht respektit që kemi për kundërshtarin, objektivi është kalimi për në raundin final dhe jam i bindur se do ja dalim”

Ishte percaktuar të luhej ne “Elbasan Arena” por takimi do të zhvillohet në Arenën e Demave të Partizanit në kryeqytet.Nje cudi e rradhes kjo sipas Ferkos pasi pikerisht ne ate stadium kundershtari kryen stervitje.   

“Një tjetër cudi e zotërinjve të Federatës, është e pakuptimtë të ndërrohet fusha në ditët e fundit, duke ditur që Korabi stërvitet në të njëjtën fushë, s’mund të them më tepër se kaq. Historia ka treguar se Flamurtari ka ditur të reagojë në situata të vështira.”                            

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)