Një titull, ku derbi vendos… gjithçka! Java e 33-të e Superiores përcakton pothuaj edhe mbijetesën

Finishi afrohet gjithnjë e më shumë, por asnjë si java e 33 e kampionatit nuk mund të jetë më vendimtare. Derbi kryeqytetas është në qendër të vëmendjen, jo vetëm se është një kartolinë e futbollit të Superiores, por edhe sepse në ato 90 minuta mund të ndoshë gjithcka.

Fitorja praktikisht i qep Tiranës një tjetër titull kampion mbi fanellë, barazimi shtyn agonizmin, pastaj në tre javët e mbetura të një vrapi ku nuk mund të ngadalësosh, ndërsa suksesi i të kuqve bën parakalimin, ndoshta vendimtar, edhe pse pa asnjë siguri.

Ndalesa në Niko Dovana e bardhebluve dhe fitorja me Kukësin e të kuqve i ka sjellë dy rivalët e kryeqytetit vetëm dy pikë larg e Colella e Shehi e dinë mirë se ndoshta nuk i dorëzon titulli, por praktikisht paracakton fituesin. Derbi titull në orën 18.30 mbyll një javë shumë delikate, me të gjitha ndeshjet e tjera që luhen në orën 15.00.

Kukësi në zonën playout ka nevojë për pikë për të shpëtuar nga llotaria me një rival nga Kategoria e Parë, por edhe rikthimin e mundshëm të Bylis. Pikët janë fondamentale edhe për Laçin që duhet të mbrojë vendin e katërt që të çon në Conference League. Kurbinasit kanë një pikë  mbi Vllazninë e dy para Teutës që përplasen me njëri-tjetrin në Loro Borici.

Egnatia është e sigurtë në vendin e tretë dhe Kastriotin nga e Para e ndan vetëm matematike, por përplasja mes të dyjave është interesante. Beteja e vërtetë është ajo mes Erzenit dhe Bylis me shijakasit që shpresojnë të kthehen te fitorja pas 7 ndeshjesh e ballshiotët që nëse nuk fitojë praktikisht i thonë lamtumirë Superiores.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit