Ndodhemi në shekullin e 21, dhe lufta vazhdon.
Jo nuk jemi në mesjetë dhe as në epokën e gurit.Ndodhemi në Europë, aty ku kultura, historia dhe teknologjia (supozohet) ka avancuar këtu e 200 vjet, por jo pretendimet e një shteti.
Një paqe e shëmtuar!
Po, kjo paqe është hipokrizia e Europës dhe Rusisë. E interesave të disave dhe vrasjen e të pafajshmit. Është injorancë të flasim për dëshirën që gjoja Europa ndihmon të pafajshmit. Është për t’u ardhur keq kur Sheh gra dhe fëmijë të shkulen nga shtëpitë e tyre për një destinacion të pa ditur.
Për kë paqe flasim?
Flem gjumë dhe nuk na intereson, çdo gjë që nuk ka të bëjë me shtëpinë tonë, nuk na intereson. Ja pra këta jemi.
Pse po ndodh kjo luftë midis Ukrainës dhe Rusisë?
Dy shtete që janë vëllezër historikisht dhe dikur kanë qenë dhe bashkë, madje Kievi ka qenë kryeqyteti historik i Rusisë!!! Kur Moska ishte një pyll akoma…
Pse vëllezërit zihen?
Vëllai i vogël u rrit dhe kërkon autonominë e vet, kërkon aventurë të re dhe ide të reja. Aty vjen vëllai i madh ( Rusia) dhe i kap veshin dhe i bën vërejtje. Dhe kur nuk e pranon, i shpall luftë dhe vriten të pafajshmit.
E bëra pak komedi, dhe do më falni. E kam pak humorin të zi këto ditë ( Dark humor). Shaka!!!
Rusia ka berë të qartë se nuk do baza të Nato-së afër kufirit të saj.Nuk do që Amerikanët dhe NATO të fusin dhe ta bëjnë Ukrainën, anëtare të Nato-së.
Pavarësisht se ajo ka bërë kërkesë që në vitin 2009.Rusia nuk lejon që shteti i tyre (historikisht) të ketë marrëdhënie të ngushta me Europën sepse humb një shtet strategjik sa i përket dhe mundësinë që i jep ajo për punët e saj në detin e zi.
Rusia pretendon që ka shtetas Rus dhe po ben një llogari për ata dhe shpëtimin e tyre. Kërkon pavarësinë e disa zonave në juglindje të Ukrainës. Por nuk ndal vetëm aty, aktualisht është duke avancuar drejtë kryeqytetit të Ukrainës dhe kërkon që ata të dorëzohen dhe pastaj të krijohet një pushtet i ri që favorizon ata!
Këto mjaftojnë të kuptosh që Rusia pushtuese nuk do t’ja di kush flet dhe kush bërtet, puna ime të realizohet dhe nuk dua t’ja di për vrasjet që ndodhin na ora në orë.
Europa bërtet, por pa zë. Europa paralajmëron me masa ndëshkuese, por e kemi parë këte skenar dhe mbrapa skenës të gjitha i harrojmë.
PËRPARA ËSHTË PARAJA DHE PASTAJ PAQJA!
PA GJAK NUK KA PAQE!
PA GENJESHTRA NUK KA FITORE!
Edhe del pastaj diktatori Vladimir Putin( vetëm një i çmendur fletë kështu) dhe kritikon ashpër dhe paralajmëron egërsisht. ” Kush përpiqet të ngatërrohet me ne dhe operacionin tonë, do ndëshkohet rëndë, dhe to ketë pasoja që s’ka patur në historinë e saj!
Çfarëdo që të ndodhë,dhe çfarëdo që të vendoset mbas kësaj lufte – pushtimi. Një gjë është e sigurtë që paqja egziston vetëm në libra…..
Opinion.
Nga Armand Muzhaqi