“Një ngrehinë me dritë dhe hije e vula vendimesh të diskutueshme”/ Edi Rama “skanon” Kushtetuesen

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur te vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politikë.

Sipas tij Gjykata eci në një lloj xhungle postkomuniste.

Ai ka thënë se politika nuk duhet të pretendojë që çdo konflikt mes asaj ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese:

Deklarata e kryeministrit:

Gjykata eci në një lloj xhungle postkomuniste. Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare është një ngrehinë me dritë dhe hije. Me vula vendimesh të diskutueshme, me shkëlqime deri në të lavdishme dhe me njolla të pajustifikueshme.

Është krijuar një përshtypje e vrazhdë se gjithë aktiviteti i kësaj gjykate konsiston në një kalim pasash mes saj dhe Kuvendit. Dhe së fundmi deri para pak kohësh më presidentin, kthime, gjysmë kthime, vendime për rishkrime, ligje në fokus të debatit mes forcave politike, në pritje të një arbitrazhi që ndonëse me konture juridike, përqendrohet në arsyetime politike, apo ndonjëherë mjaftohet me thjesht me balancime politike.

Këtu nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese, por shpërdorimit të saj dhe tollovitjes nga aktorë të tretë, që i arratisen përgjegjësive të tyre duke mos gjetur konsensus as, rrugë të ndërmjetme për tu marr vesh, por thërrasin në ring, vend e pa vend Gjykatën Kushtetuese.

Shtrëngohet në debate që janë të penguara nga presioni politik, i drejtë përdrejtë ose indirekt, me vendime që ndonjëherë janë drobitëse për ata që i lexojnë deri në fund, duke mos arritur ekuilibrin e artë, që duhet të frymëzojë Gjykata Kushtetuese. 

Nuk mund ta shmang dot një eveniment të ri dhe të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë politike të këtij vendi, goditja në Gjykatë Kushtetues nga parti politike e një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar të Kuvend, për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur mosndëshkimin përfundimtar.

Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje këta shkelje haptazi të ligjit është kulminacion i ri.

Si mund të vetëdijesohemi që jo çdo konflikt duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, dhe si mundet që të evitojmë që duke iu adresuar asaj për shumë gjëra, të mos kontribuojmë dhe të mos e vëmë në pozitën për të kontribuar në tejzgjatjen e masijses së konflikteve.

Zbatimi i reformës në drejtësi po na dëshmon të gjithëve sa i leqendisur është një sistem që nuk arrin të ketë gjyqtarë të pavarur me integritet e profesionalizëm. Këto cilesi kërkohen tek gjyqtarët e rinj që po zgjidhen por të gjithë jemi të vetëdijshëm teksa ndjekim me jo pak shqetësim jetësimin e reformes. Se kur thotë populli kjo punë nuk është me inat por me takat.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!