Një nga agresorët që u vra në Kosovë ishte tifoz i Crvena Zvezdës, media serbe zbulon: Derbi i Beogradit mund të shtyhet

Në mesin e terroristëve serbë të vrarë së fundmi në Kosovë është edhe një tifoz i Crvena Zvezdës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, të cilat e zbuluan edhe identitetin e tifozit në fjalë. Madje, sipas gazetës “Klix.ba”, mund të ndodhë që derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit, i paraparë të luhet nesër mbrëma, mund të shtyhet pikërisht për këtë arsye, Tifozi terrorist i vrarë është Stefan Nedeljkovic, ndërsa tifozët “Delije” po e vajtojnë humbjen e shokut të tyre, i cili mbeti i vrarë pasi paraprakisht ky grup terrorist e vrau heroin e ri të Kosovës, policin e ndjerë, Afrim Bunjaku.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)