Një histori dhe një realitet ndryshe…

Sa mirë do ishte në qoftë se njerëzit do kishin dashuri për njeri tjetrin, sa mirë do ishte në qoftë se një ditë zgjohemi dhe çdo gjë do ketë ndryshuar.Kjo është dilema e ditës…

I lindur në Shqipëri dhe i rritur në Greqi, dy shtete ndryshe, dy shtete me histori. Dy shtete që do të ishte një ëndërr e bukur po të donin njeri tjetrin realisht, por për fat të keq keto ndodhin në ëndrra…

T’a fillojmë nga e para, aty ku filloj një lloj urrejtje pa kuptim.

Shqipëria mbas rregjimit (komunist- Diktaturë). La pasë një kapitull shumë të veshtirë dhe filloi një tjetër, drejtë demokracisë dhe zhvillimit, njerëzit mbas 45 vite shtypje kërkuan një të ardhme ndryshe, atë që meritonte atë që do bënte çmos që t’a arrinte.

Shqipëria, qysh e dini fare mirë ishte në një periudhë tranzicioni dhe ekonomia e saj vuante. Shumë Shqiptarë në atë periudhë kërkuan që të lëviznin nga shteti për një destinacion tjetër. Kështu dhe babai im (Muharem Muzhaqi), i cili në vitin 1991 mori vendimin që të ndiqte kurbetin, duke berë këtë rrugë 7 herë maleve ( Gramoz-Kallabakë- Samarina- Follorinë, kallpaq…etj.)Me vuajtje të madhe por dëshira e ti nuk shterte kurrë, ja doli. Dhe djali i t’i sot është duke shkruajtur këtë histori. Një histori emocionuese por për t’u admiruar.

Ark restaurant Glyfada Greece.

Babai im ishte një djalosh i lindur në 15 Shkurt të vitit 1951 në Polis Vilan, Librazhd. Më i madhi i femijëve të Seit Muzhaqi-t i cili ka qenë një burrë 24 karat flori!

Pse e them këtë? Sepse menyra e sjelljes dhe veprimet e t’i. Besa dhe dashuria për vendin dhe njerëzit e fshatit. E bënin atë një person që të gjithë donin t’a kishin një shok, një komshi…ose një vëlla.

Muharem Muzhaqi nuk i humbi shpresat dhe në moshën 8 vjeçare iku në Stravaj aty ku dajallarët e t’i e pritën me krahë të hapur. Aty vazhdoj shkollën e t’i dhe e përfundoj duke marrë dhe diplomën e teknik ndërtimit në Tiranë. Jeta e t’i kishte sakrifica dhe kështu vazhdon deri në ditët soçme, me përkushtim dhe dashuri.

Në vitin 1978 ay një djalë nga fshati i Polis Vilan-it erdhi në Tiranë dhe ushtroi profesionin e t’i duke berë realitet ëndrrën e t’i. Ka ndertuar dy pallate brënda Tiranës dhe shumë punime të tjera para kësaj,bashkë me ustallarët e t’i të cilët i donte shumë. Më vonë ky djalosh u njoh me Bajame Zeqon dhe në 89’ën u martuan.

Pas kësaj përmbledhje, për babin tim do vazhdoj pak për atë urrejtje që pësuan jo vetëm babai im por të gjithë ata Shqiptarë që ikën për një jetë më të mirë.

Shqipëria për fat të keq në vitin 1997 falimentoi politikisht dhe ekonomikisht. Dhe njerëzit u detyruan që të vepronin me ligjin e mbijetesës dhe jo e logjikës. Shteti në atë moment nuk funksiononte mirë, problemet ekonomike kishin arritur kulmin pas piramidave që vodhën paratë e shqiptarëve dhe njerëzit po vuanin.

Shkatërrime, vjedhje dhe vrasje ndodhen në të gjithë shtetin pothuajse.

Burgjet u hapën bashkë me repartet ushtarake, dhe shumë kreminel dolën jashtë dhe bën çfarë të donin, me armë dhe municione luftarake. Kjo fatkeqësi prishi dhe imazhin e Shqiptarëve të qytetëruar, të cilen dhe sot e kësaj dite përpiqen t’a rregullojnë.

NJË GABIM TË DIKUJT TJETËR….

Kjo pra ishte dhe momenti që urrejtja u shtua ndaj nesh, sepse kriminelët e asaj kohe u futën në shtetet përreth dhe ata bën atë që dinë me mirë të bëjnë. Vrasje, përdhunime dhe vjedhje!Problemi vazhdonte të lulëzonte, dhe qindra mijëra shqiptarëve ju vunë epitetin..

Shqiptar = “I Poshtër dhe kreminel”

Familjet që kishin ardhur për një jetë ndryshe i detyruan të fshihen, të nderojnë fenë dhe emrat, vetëm për të mos i diskriminuar.Ja pra me pakë fjalë dolëm te fundi..

Shqiptarët dhe Grekët kanë ecur dhe janë bërë avash avash më të dashur, por kur mos harrojmë kush e kishte fajin dhe ku filluan të gjitha këto.

Opinion

Nga Armand Muzhaqi.

Related posts

Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” njerëzimin

Ergys Muzhaqi: “Shprehuni të lirë o njerëz, nuk është turp të kesh fe!”

Opinion nga Sonila Meço/ “Kronikë nga Shqipëria 2023…”, sulmi me armë zjarri ndaj ‘TCh’, gazetarja thirrje qeverisë