Një gruaje i bie të fikët dhe rrëzohet në shinat e metrosë në Turqi/ Shpëtohet mrekullisht momentin e fundit nga qytetarët (VIDEO)

Një gruaje i është shpëtuar jeta në shtetin turk pasi i kishte rënë të fikët në një metro.

Gruaja me inicialet I.G. i ka rënë të fikët dhe u rrëzua në shinat e metrosë në Çankaya.

Gruaja 61-vjeçare u shpëtua nga qytetarët e rastit para se treni të arrinte në stacion.

Ngjarja ka ndodhur dje në stacionin e metrosë Kızılay në lagjen Çankaya të Ankarasë, raporton t24.

Ajo është dërguar në spital me autoambulancë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Shkaku i incidentit, të gjitha trenat u vonuan rreth gjysmë ore. 

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën