Një “gjigand” nga Senegali për të konkurruar Balaj-n, Vllaznia drejt firmës me ish-sulmuesin e Debrecenit

Një qendërsulmues senegalez ka firmosur te Vllaznia.26-vjeçari Matar Dieye është afrimi i rradhës te shkodranët dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit te Vllaznia, pasi është firmosur edhe kontrata, e cila nga sa mësohet do të jetë një-vjeçare.

Qendërsulmuesi vjen pas aktivizimit te klubi i Bellinzona në Zvicër, teksa sezonin e kaluar, ai ka luajtur në 16 javë. Dieye është aktivizuar si titullar në 5 ndeshje dhe në 11 të tjera ka hyrë në lojë si zëvendësues, duke marrë 497 minuta në fushë, teksa ka arritur të shënojë edhe një gol me Bellinzonen.


Ndërkohë që, më parë sulmuesi senegalez ka luajtur edhe për ekipe si Kups në Finlandë, Debrecenin në Hungari, Goricën në Kroaci, Olimpik Donetsk në Ukrainë dhe Karapaty Liev. Dieye ka luajtur edhe në Maltë, ndërsa karrierën e tij e ka filluar në Itali me Viçenzan në Serinë B. Dieye është një futbollist shtatlartë, 1.91-metra i gjatë, që mund t’i bëjë punë Vllaznisë dhe mbi të gjitha, të jetë një alternativë e kapitenit Bekim Balaj në qendër të sulmit.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)