Një djalë futet mes Mikelës dhe tij/ Erjoni tenton ta godasë (VIDEO)

Erioni dhe Mikela janë çifti më i ri i dalë nga Përputhen që po shijojnë romancën e tyre jashtë programit, por me sa duket kamerat nuk u ndahen.

Këtë herë bëhet fjalë për një kamera të fshehtë me të cilën çifti është përballur në një lokal.

Teksa shijojnë kafen një fans afrohet për të bërë foto me Mikelën, por ai e ndjek edhe jashtë lokalit duke i thënë ish-konkurrentes “seriozisht e ke me këtë ti o Mikela?!”.

Kjo ka nevrikosur Erionin, i cili dëgjohet t’i thotë:

“Hajde pak më andej se ta tregoj unë burrnin ty” dhe i kap krahun për ta shtyrë.

Në këtë moment “fansi” u tregon se ishte një kamera e fshehtë dhe gjithçka përfundon me të qeshura.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!