Arbri (Dj Dagz) dhe Einxhel janë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP” pasi gjithnjë është aluduar se mes tyre mund të lindë një lidhje dashurie, edhe pse deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Pasi Dagz së bashku me Dj PM u eliminuan gjatë spektaklit të kaluar, por Dagz mundi të kthehej sërish dhe tha se arsyeja për këtë ishte pikërisht Einxhel.
Ajo u bë keq pasi Arbri u largua dhe ai u shpreh se nuk e kishte besuar që ajo do të mërzitej aq shumë për largimin e tij.
Ditën e sotme ata kanë biseduar madje me njëri-tjetrin për gjëra edhe më personale, teksa Arbri i ka treguar Einxhelit edhe për ndarjen nga e dashura e tij.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Ti sa kishe që ishe ndarë?
Arbri: 6-7 muaj.
Einxhel: S’paske shumë, të freskët e paske dhe ti.
Arbri: Ëhë, shumë.
Einxhel: po nuk ke ritentuar të ktheheni, nuk e këni riprovuar. Në këto 6-7 muaj. 7-8 apo 6-7?
Arbri: 6-7, qershor, në fillim të qershorit, javën e parë.
Einxhel: Nuk keni ripovuar të ktheheni
Arbri: Vërtet nuk më njeh, s’i beson ato që të them.