“Një bashkëpunim me Trixën dhe Donaldin”/ Çfarë po përgatit miku i vëllezërve Veshaj?!

Artisti shqiptar që është mik i vëllezërve Veshaj dhe po ashtu i Beatrix Ramosaj, ka folur në emisionin “N’Zoom” për raportet që ka me ish-çiftin.

Fjala është për Tiri Gjocin, i cili pranon se ka mundësi që të sjellë një bashkëpunim muzikor me këngëtaren dhe binjakët.

Tiri tha:

“Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Trixën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problem.”

Gjatë intervistës ai foli edhe në lidhje me postimet e tij në rrjetet sociale, në mbështetje të aktorit Donald Veshaj, gjatë kohës kur ai ishte pjesë e “Big Brother Vip.”

Këngëtari shpjegoi se ka një raport miqësor me Donaldin dhe Beatrixën dhe për sa i përket historisë së tyre tha se “nuk i takon të përfshihet.”

“Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Trixa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth Big-ut që njerëzit kanë gjetur shak që të kapen me këtë gjë, por… kaq domethënë”, përfundoi ai.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)