Një 20-vjeçare humb jetën në maternitet pas lindjes së fëmijës/ Spitali i Gjirokastrës: Pas operacionit, pati…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 20 vjeçare ka humbur jetën pas lindjes së foshnjes në maternitet.

Viktima është Klea Muxhaj nga Saranda, fshati Metoq, e cila ishte martuar në fshatin Zhulat.

Vajza ka lindur me operacion dhe gjithçka momentin e parë ka shkuar mirë.

Komplikimet e saj janë shfaqur pas lindjes.

Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Spitali i Gjirokastrës ka reaguar për vdekjen e 20-vjeçares e cila humbi jetën pasi solli në jetë foshnjen e saj.

Në reagimin zyrtar bëhet me dije se e reja pas ndërhyrjes operatore, “ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

REAGIMI I PLOTE

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024