Nisma për hapjen e dosjeve/ Zbardhen propozimet, ja çfarë kërkojnë sot PS e PD në Kuvend

Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutuar dy nismat e deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese.

PD-ja ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish-Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cenojnë sigurinë kombëtare.

“Të konsiderohen të deklasifikuara dokumentet nga 29 nëntori 1944 deri në korrik 1991. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e Sigurimit të Shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe Sigurisë Kombëtare. Diskutimi për deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të shtetit ka qenë i pranishëm në të gjitha tryezat publike. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim, përfshi edhe nismën ligjore të vitit 2015. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Skepticizmi për hapjen e dosjeve në këto 30 vite, tani nuk është më i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar shpagim, apo të ketë rrezik për trazira sociale”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që t’i jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve të kryejë verifikimin e të gjithë personave që do të kandidojnë për institucionet kushtetuese, pavarësisht se më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

“Është detyra jonë që të marrim nisma dhe t’u përgjigjemi nevojave në shërbim të së vërtetës. Transparenca dhe e drejta e informimit është ajo që duhet të zbatohet dhe i hap rrugë atij që i shërben interesit kombëtar”, tha Bushka.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!