Nisja e fushatave elektorale në të njëjtën kohë/ Pse Berisha e krahasoi atë të Ramës me “plakat e marsit”

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar çeljen e fushatave të dy partive më të mëdha në vend, atë të PS dhe PD.

Berisha, krahas fotove që ka shpërndarë, ku shihem pamje  nga sheshi “Skënderbe” dhe sheshi “Nënë Tereza”, e cilësuar si një vullkan hapjen e fushatës nga Lulzim Basha, ndërsa hapjen e fushatës nga ana e Ramës e ka cilësuar si plakat e Marsit, për ftohtësinë që karakterizohen këto të fundit.

‘Fushata e Bashës si Vullkan! Fushata e Ramës si Plakat e Marsit’, – shkruan Berisha.

Ditën e sotme, Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Skëndërbe” ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë, në zbatimin e distancës sociale, ndërkohë Partia Demokratike, hapi fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku dhe u mblodhën qindra simpatizantë demokratë.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA