Nis sot seanca e parë gjyqësore ndaj Jakup Krasniqit në Hagë (LIVE)

Ka nisur seanca e parë gjyqësore në Hagë ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Gjykatësi i procedurës paraprake bëri të ditur se për çfarë akuzohet Krasniqi.

“Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, tha ai.

Krasniqi është arrestuar më 4 nëntor nga hetuesit e Speciales, pas dhjetë orësh bastisje që kanë bërë në shtëpinë e tij.

Përveç Krasniqit, Specialja javën e kaluar ka konfirmuar aktakuzat edhe për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Gjatë kësaj jave, para gjykatësve në Hagë do të paraqiten edhe Thaçi, Veseli dhe Selimi. 

Burimi: Telegrafi

Related posts

“Duan ta kthejnë stadiumin në tallava”, Xhaferi sulm frontal Bashkisë Shkodër: Emblema e Vllaznisë është më e vjetër, disa persona nuk e kuptojnë… (video)

“Duhet ta mposhtësh Serbinë”, kërkesa e zyrtarit ndaj Berat Gjimshitit (video)

Mirlind Daku protagonist me Rubin Kazan, dopietë, gol i anuluar dhe penallti e humbur (VIDEO)