Nis me kaos sesioni i ri parlamentar/ Nikolla i ndërpret fjalën Berishës, kreu i PD-së bllokon foltoren dhe bën lëvizjen e papritur: “Më jep…”

Edhe pse është seanca e parë për ketë vit në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë munguar përplasjet dhe kaosi.

Ashtu siç përfundoi në seancën e fundit, Berisha ka kërkuar fjalën, dhe kur ajo i ndërpritet deputetët e opozitës bllokojnë foltoren.

Pas akuzave të lëshuara në drejtim të qeverisë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vendosi t’i ndërpresë fjalën ish-kryeministrit Berisha për shkak të përfundimit të kohës që ai mori për procedurë.

Deputetët e PD nxituan të bllokojnë foltoren, ndërkohë që Berisha në krahun tjetër i kërkonte ndihmë Albana Vokshit për tu lidhur në Facebook, për të vijuar fjalën në rrjetin social.

Berisha: Ky parlament është shndërruar në një dhunues të Kusht5etutës së vendit. Ky parlament për shkak të një personi që ka inkriminuar veten funksionon në kundërshtim me çdo parim të parlamentit të një vendi të lirë. Ky parlament iu mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislative. Ky parlament ju mohojnë deputetëve të drejtën kushtetuese, është shndërruar i tëri në një funksion të një njeriu, që argument ka vetëm sharjen si një ordiner. Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parakshkrimit për kryeministrat. Në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej kur këtë e bën një ish-kryeministër, po ju nuk guxoni pasi kreu juaj përfaqëson një organizata kriminale. Ju nuk guxoni se ju i keni mbushur frigoriferët me para të vjedhura. Niko të ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde, zonjë të ka ardhur ty në shtëpi, të kujt janë 400 mijë euro. Ku është Balluku?

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë