Nis aplikimi i gjobave për këmbësorët, policia do mbajë “peng” ID deri në shlyerje (Zbulohet shuma)

Ka nisur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e policisë rrugore. Kjo masë vjen pas 7 vitesh në hyrje në fuqi e dispozitave ligjore. Sipas Kodit Rrugor këmbësori i cili shkel rregullat gjobitet nga 500 deri në 2000 lekë.

Por sa janë në dijeni qytetarët për këtë masë dhe a kanë filluar këto masa të vihen në zbatim?  Referuar ditëve të fundit kanë filluar masat administrative nga 500-2000 lekë, por aktualisht po aplikohet një masë prej 1000 lekësh. Kjo gjobë nuk është një ndëshkim por më tepër një ndërgjegjësim i qytetarëve, pasi shumë herë qytetarët edhe pse mund të jenë vetëm pak metra larg vizave të bardha, ata kalojnë pa i respektuar rregullat e qarkullimit e duke u bërë kështu burim aksidenti.

Efektivët e policisë në momentin që hasin një këmbësor që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, do i kërkojë mjetin e identifikimit dhe do e mbajë deri në momentin që qytetari të paraqesë mandatin e paguar të gjobës. Kjo do jetë mënyra se si do aplikohet.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025