Partizani gjen zëvendësuesin e Rrapajt, lojtari i përfaqësueses së Malit të Zi drejt firmës me kryeqytetasit

Nikola Vujnovic

Partizani mesa duket ka gjetur zëvendësuesin e Arinaldo Rrapajt. Sipas Newsport.al, Nikola Vujnovic  do të jetë futbollisti më i ri i skuadrës së Partizanit, me 28 vjeçarin malazez që momentalisht ndodhet në Tiranë.

Akordi është arritur mes palëve dhe futbollisti nga Mali i Zi ka vendosur t’i bashkohet Superiores. Ai do të jetë pjesë e Partizanit, ku do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në ekip, pasi do të jetë zëvendësuesi i Rrapajt, një pikë kyçe për të kuqtë në të shkuarën. Nikola Vujnovic ka zhvilluar 5 ndeshje me përfaqësuesen e Malit të Zi me 1 gol të shënuar.

Kujtojmë se Nikola Vujnovic ka një karrierë të gjatë si profesionit, të cilën e ka nisur në Serbi te Radnicki Obrenovac. Gjithashtu, 28 vjeçari ka veshur fanellën e Villareal B, Podgoricës, Goricës dhe Sumgayit.

Tek këta të fundit, malazezi ka luajtur së bashku me Fernando Merdeiros, mesfushorin brazilian të Egnatias. Ndërsa vlera e futbollistit në “Transfermarkt”, është momentalisht 550 mijë euro duke u shndërruar në lojtarin më të shtrenjtë të Superiores.

PARTIZANI DËSHTOI PËR ISMAILA SODIQ

Ismaila Sodiq ishte objektiv i Partizanit në këtë merkato dimri. Edhe pse marrëveshja ishte thjeshtë çështje formaliteti, sipas mediave 21-vjeçari nuk ka kaluar testet mjekësore duke bërë që ky transferim të dështojë. Anësori i linjës së djathtë vuan nga insufiçença kardiake.

Një patologji e rëndë që asesi nuk do ta lejonte jo klubin, po as vetë futbollistin të zbriste në fushën e blertë. Edhe pse Sodiq debutoi me kombëtaren e Nigerisë në verën e vitit të shkuar në kualifikueset e Kupës së Botës, drejtuesit e kuq kanë hequr menjëherë dorë nga kartoni i tij.

Related posts

Qazim Laçi largohet nga Sparta e Pragës, firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e ri

Ishte në konfliktin Armeni-Azerbajxhan, UEFA vendos një ushtar për arbitër në sfidën e Dinamos

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Comments are closed

Add Comment