Një tjetër stadium i Superiores i nënshtrohet rikonstruksionit, klubi publikon pamje brenda impiantit (video)

Niko Dovana

Në Durrës po bëhen disa punime në stadiumin “Niko Dovana”. Kjo pasi synohet të përmirësohet ky impiant dhe të mirëmbahen edhe shkallët e stadiumit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teuta ka treguar disa momente gjatë punimeve në stadium, duke ndarë gjithçka me ndjekësit.

 

“Stadiumi ynë është duke kaluar në një fazë të rëndësishme rikonstruksioni.

Procesi i përmirësimeve po ecën me ritme të mira, tribuna qendrore e stadiumit “Niko Dovana” po merr një pamje të re, tribunat e tjera po sistemohen në lyerje duke i dhënë një sy tjetër, ndërkohë që vijon puna për pastrim, mirëmbajtje dhe rregullimin e stolave.

Kjo është vetëm një fazë e vizionit tonë për një ambient më modern dhe më mikpritës”, ka shkruar klubi durrsak.

LEXO ME SHUME:“‘Ujku i Dëborës’ nuk e lë kurrë tufën e tij”, Ramos i jep fund aludimeve për largim, mesazh Skënderbeut

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem