NGJARJE E RËNDË! Zetori përmbyset dhe përfundon në kanal, dy të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fushë Kuqe, ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një zetor është aksidentuar dhe ka rënë në kanal pasi ka humbur kontrollin. Për pasojë, drejtuesi i mjetit 60-vjeçar dhe një 21-vjeçar i cili ishte pasagjer kanë ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:05, në Fushë Kuqe, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, bunes në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Dyshohet se si pasojë e mbytjes kanë humbur jetën të dy shtetasit. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025