Ngjarje e rëndë në Dibër/ I vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Një 13-vjeçar, i cili u denoncua si i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës nga vëllai i tij, është gjetur i mbytur në Dibër. I mituri u gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqenin e fshatit Shumbat dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025