Ngjarje e rëndë/ Humb kontrollin e makinës e del nga rruga, vdes në vend 30-vjeçarja në Tiranë

Një vajzë e re vetëm 30 vjeçe ka gjetur vdekjen sot paradite në një aksident të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.

Sipas policisë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…