NGJARJE E RËNDË/ Fshehën trupin e babait dhe nuk deklaruan vdekjen, tre djemtë kërkonin t’i merrnin…

Një ngjarje e rëndë dhe deri në kufijtë e ekstremes ka ndodhur në Itali. 

Bëhet me dije nga mediat e huaja se trupi i një burri që u gjet nga këmbësorët në një vend të largët në rajonin e Abruzzo-s të Italisë një vit më parë, besohet nga policia se është lënë atje qëllimisht nga djemtë e tij. 

Fëmijët e viktimës e kanë bërë këtë gjest të rëndë me qëllim se donin të fshihnin vdekjen në mënyrë që të vazhdonin të merrnin pensionin e tij.

Trupi i Bruno Delnegro, i cili vdiq nga shkaqe natyrore, u gjet nga dy alpinistë kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë rreth 350 kilometra larg shtëpisë së tij. Delnegro, 81 vjeç, besohet se kishte vdekur ditë më parë, raportuan mediat italiane.

Në vend që të raportonin vdekjen, djemtë e tij dhe e dashura e njërit prej tyre dyshohet se e vendosën trupin në një thes dhe e fshehën në një zonë të largët për të vazhduar mbledhjen e pensionit mujor prej 3000 eurosh.

Të katërt këta persona janë vënë tashmë nën hetim për shkelje të dyshuara, duke përfshirë mashtrimin e autoritetit të pensioneve dhe përdorimin e paligjshëm të një karte ATM.

Related posts

Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2025/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore/ Kursi i këmbimit për sot, 11 mars 2025

Aksident i TMERRSHËM/ Modelja humb memorien dhe gati vdes pas përplasjes me pëllumbin (FOTO)