Ngjarje e rëndë/ Fëmija 1-vjeç pret veten në qafë dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Vogëlushi Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike.

Por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.

Njoftimi i Policisë:

Policia thotë zyrtarisht se rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…