Ngjarje e rëndë! Degjeneron sherri në familje/ I riu plagos me thikë kunatin, rreh edhe gruan

Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në një banesë në Laprakë. Një 27 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29 vjeç, raporton News24.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

Policia po punon për arrestimin e 27 vjeçarit.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025