NGJARJE E RËNDË! Babai plagos djalin e tij pas sherrit në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Bëhet me dije nga burimet për media se një 69-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 39-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti çasti, ndërkohë që 39-vjeçari ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën