Ngjarja në Fushë-Krujë/ Arrestohen katër prej të shoqëruarve të cilët u përfshinë në konfliktin e fisit Rraja (video)

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pas videos të publikuar ku shihej fisi Rraja i cili dhunonte barbarisht kushërinjtë e fisit Maja, pas sherrit për guroren në Krujë ndërsa dje janë shoqëruar në polici 6 persona të tjerë.
Mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç, ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Sakaq policia e shtetit ka bërë publike pamjet këtë të shtunë nga momenti i shoqërimit në komisariat të 4 personave të cilët ishin përfshirë në ngjarjen e rëndë, duke dhunuar barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….