Ngarkoi gjithçka kishte dhe i çoi për të prekurit e tërmetit në Turqi, shpërblehet heroi azerbajxhanas

Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, pasi shumëkush mund të mos kishte parë ndonjëherë një veturë të vogël, të ngarkuar në fillimi në fund plot e përplot me batanije, jorganë, çarçafë, jastëkë e kuti plot me rroba.

Nuk ishte aspak një skenë filmash, por gjithçka e vërtetë në rrugët e kryeqytetit azerbajxhanas, ditën kur dy tërmete fatale u morën jetën mijëra personave në Turqi e Siri. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i varfër, por me një zemër të madhe. Bëhet fjalë për Server Besirli, i cili u kthye në simbolin e këtyre ditëve të rënda për historinë e Turqisë, por jo vetëm.

Sapo mori vesh lajmin, ai shkoi në banesën e tij modeste, mori gjithçka kishte, i ngarkoi në automjetin e tij dhe u nis drejt e për në Turqi, për t’ia dhuruar gjithçka kishte njerëzve në nevojë atje. E duket se gjithë kjo mirësi atij i është kthyer mbrapsht, pasi një biznesmen bamirës vendosi që t’i dhurojë Serverit një automjet krejt të ri, në shenjë mirënjohjeje ndaj asaj që ai bëri për popullin turk.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi