Nga Vis Martinaj te armët/ Çfarë kanë kërkuar më tepër shqiptarët në Google gjatë 2022? Eksperti i IT zbulon të dhënat

Tomi Kallanxhi, ekspert IT ndërsa ishte i ftuar ditën e sotmë në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, tregoi se cilat kanë qenë temat më të kërkuar për vitin 2022 nga shqiptarët.

“Politika ka qenë shumë larg këtë vit krahasuar me një vit më parë”, u shpreh Kallanxhi.

“-Lufta në Ukrainë, qyteti që ka kërkuar më shumë është Vlora, më pas është Tirana, qyteti i Kukësit ka qenë më pak i kërkuari.

Fjalët më të kërkuara ka qenë Putin, Donbas, inflacioni, filmat me luftë, armët, etj.

Tema të tjera, në 3 mujorshin e fundit janë kërkuar në lidhje me vitin 2023, si:

Për llotarinë amerikane, vendin e parë e mban Korça, pastaj Gjirokastra, dhe e fundit më pak e interesuara Tirana.

Për sportin e mban vendin e parë Shkodra, ndërsa më pak i interesuari ka qenë Berati.

Ervis Martinaj vjen më pas nga bota e krimit, Ergys Dashi i vrarë në Ekuador, një personazh i Tik Tok

Një tjetër kërkim janë emra për djem dhe emrat për vajza.

Po ashtu mund të themi se shqiptarët kanë kërkuar edhe libra, ku autorët më të kërkuar kanë qenë Asdreni tek autorët shqiptarë. Nga të huajt, Kamy, etj.

Për udhëtime, Disneyland, Tunizia, Pali në Indonezi dhe Palma de Mayorka”, tregoi eksperti i IT.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën