Nga Ukraina te Tirana, klubi bardheblu drejt firmes me futbollistin lezhjan

Ish-lojtari i Vorskla Poltavës dhe Dinamos, Silvio Vokrri prej dy ditësh është duke u stërvitur te bardheblutë.
Lezhjani është lënë i lirë nga ukrainasit dhe mund të firmosë me Tiranën, pasi është futbollist pa skuadër. Lojtari është mbrojtës i djathtë dhe mund t’u bëjë punë bardhebluve.

Në fakt, futbollisti që kartoni i vlen 50 mijë euro mund të luajë në disa pozicione. Sezonin e fundit me Poltavën nuk ka luajtur asnjë minutë, ndonëse është 23 vjeç. I gjatë 1.8 metra, futbollisti në Shqipëri është aktivizuar me Dinamon, Kastriotin dhe Tomorin. Futbollist që mund të jetë i vlefshëm si në fazën difensive dhe ofensive.

Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse mbrojtësi do të jetë pjesë e bardhebluve në sezonin në vazhdim. Kujtojmë që në të djathtë janë dy lojtarë, Isuf dhe Gjumsi.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)