Nga Tirana në Berat, Librazhd, dhe Prrenjas/ PD vijon zgjedhjet për kryetar të degëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 6 degë të PD.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

Dega PD Berat

  1. Shyqyri Hajrulla Duro
  2. Ermal Luan Dollani
  3. Oltion Ali Merdari
  4. Afrim Njazi Merko

Dega PD Librazhd

  1. Ilirjan Alliu
  2. Ndricim Lila
  3. Shefki Cota

Dega PD Prrenjas

  1. Arjan Karriqi
  2. Ardian Leka

PD dega 1 Tiranë

  1. Alban Fehmi Petku
  2. Fetah Xhemal Hasanaj

PD Dega 5 Tiranë

  1. Alfred Tusha
  2. Andon Frrokaj
  3. Dritan Kociaj
  4. Enkeleda Mushi
  5. Fatmir Myrta

PD dega 8 Tiranë

  1. Gazmend Ahmet Sallaku
  2. Ylli Fadil Subashi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…