Nga konkurentët pjesëmarrës tek rritja e çmimit të madh/ BBV Albania “sfidon” BBV Kosovën

konkurentet

Sezoni i parë i “Big Brother Albania” mbajti të lidhur qindra shqiptarë pas ekranit, duke afeksionuar shumë shikues me ngjarjet që personazhet krijuan aty. 

Rikthimi i BBVA në një sezon të dytë po pritet me kërshëri, ndërkohë që është njoftuar se në Kosovë do të nisë “Big Brother Kosova”.

Gjithsesi kanë nisur të aludohen emrat e parë që do të jenë pjesëmarrës në “BBVA2”, e po ashtu edhe emrat e opinionistëve. Një tjetër detaj që po merr vëmendje të madhe është edhe çmimi i madh i cili do të caktohet nga “BBVA2”. 

Panorama Plus raporton se tashmë kanë nisur takimet e para me personazhet, të cilët janë të spikatur dhe se do të ketë ndryshime të mëdha nga edicioni i kaluar, ku tashmë kanë nisur të konfirmohen emrat e parë të personazheve që do të marrin pjesë. Burime për të njejtën media bëjnë me dije se edhe çmimi i madh ka ndryshuar.

Shuma pritet të jetë 200 mijë euro, spektakli do të vijojë të jetë dy herë në javë. Sa i takon opinionistëve, nuk dihet nëse do të jetë Arbër Hajdari, por e sigurtë është që Balina nuk do të jetë më pjesë e opinionistëve. 

Konkurrentët

Një ndër personazhet më të lakuar është Blerim Destani, të cilit i është bërë një ftesë për në program. Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar, pasi i ka lënë gjërat pezull për shkak të angazhimeve të tij në kinematografi. 

Një tjetër emër është Erjola Doçi, e cila do të vijë pas pjes pjesëmarrjes së saj në ‘Kepin e Tundimeve”. Po ashtu po lakohet edhe emri i moderatores Fjoralba Ponari, e cila është mjaft e dashur për publikun shqiptar. 

Panorama raporton se Manjola Nallbani, duke qënë se Manjola bën pjesë tek ata VIP-a që zgjojnë interes të vazhdueshëm tek publiku, pasi kjo shihet edhe në postimet e saj në “Instagram”, ku shfaqet në formë fizike perfekte, por gjithnjë brenda kornizave.

Ylli Limani është tjetër emër i shumëpërfolur, i cili mori pjesë edhe në edicionin e parë si i ftuar për të performuar. 

Pak ditë më pari ai postoi një story në “Instagram” ku shkruante:

“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar Ylli duke etiketuar Arbana Osmanin. 

Era Istrefi është një tjetër emër që po lakohet, por planet e artistes dhe projektet muzikore mund të çojnë në refuzimin e kësaj ftese nga ana e saj. 

Ndërkohë një “jo” për të dytën herë është përgjigjur modelja Oriola Marashi. Ndonëse ftesa i është përsëritur, sërish modelja ka preferuar të zgjedhë karrierën e saj, duke mos mundur të gjejë kohë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së famshme.

Related posts

big brother vip 5

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

gjesti i martuar

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

egli dhe gjesti

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…